‘Gjithçka ia dedikoj asaj!’ Datëlindja e 80-të e Fatos Kongolit krah bashkëshortes Lili

Kapur për dorë, e të lidhur me nyjën e dashurisë zemër me zemër, e gjen kështu ky 80-vjetor Fatos Kongolin, me në krah bashkëshorten e tij, Lilin.

“Unë i detyrohem jashtëzakonisht gruas sime, edhe në momente tepër të vështira të jetës kur jeta ime është në një fije peri mbahej, atë e kam pasur pranë, por unë gjithçka asaj ja dedikoj”, shprehet shkrimtari dhe akademiku Fatos Kongoli.

Për një nga figurat më të dashura të krijimtarisë letrare vendase, Akademia e Shkencave, ku është anëtar feston sot këtë datëlindje jubilare të tij.

Jam si ai që hyn në zonën e rreptësisë”, shprehet shkrimtari.

Vlerësimin e ka shprehur edhe duke kujtuar propozimin e bërë në vitin 2022 për Çmimin Nobel në letërsi.

“Sigurisht, është kënaqësi e veçantë kur sheh se njerëzit me të cilët punon dhe për të cilët ke respekt, të respektojnë dhe të nderojnë, por dëshirat mbeten gjithmonë dëshira”, shprehet ai.

Nga “Stinë pandemie” te “Kapitulli i Amerikës” e  “Misteri i mjegullës”, një jetë e përmbushur ajo e Kongolit, që ka gëzuar lexuesit e tij me vepra të reja edhe përgjatë viteve të fundit. Ruan në zemër një dëshirë për një aventurë të re.

“Kam dëshirë që të bëj një udhëtim të gjatë. Të shkoj të shikoj dhe mbesën dhe fëmijët e mi” shton më tej.

Si një vëzhgues i mprehtë i realitetit, ku aktualiteti ka shumë ç’të ofrojë, ndoshta një subjekt i ri mund ta ketë ngacmuar për librin e radhës.

 

“Këdo që të pyesësh, po qe shkrimtar, atij diçka i thotë mendja se do të bëjë”, thotë shkrimtari.