Monedhat e huaja e kanë mbyllur javën në pozita rritëse në raport me lekun, ndonëse me ritme thuajse të papërfillshme. Sipas përditësimit të Bankës së Shqipërisë monedha europiane ka rifituar 0.05 pikë dhe këmbehet në vlerën e 103.91 lekëve.
Po ashtu edhe dollari amerikan ka shënuar rritje me 0.07 pikë, duke u këmbyer me 94.8 lekë. Në ritme të ngjashme ka vijuar edhe paundi britanik, i cili këmbehet me 120.88 lekë.
Monedhat e huaja tashmë kanë krijuar një stabilitet të qëndrueshëm në raport me lekun, i cili sipas ekspertëve do të vijojë në afatgjatë.
