Përditshmërinë në fshat e hodhi me mjeshtëri në telajo
Kjo është Arnilda Kycyku, 26 vjeçarja që tërhoqi vëmendjen e ish ambasadores Yuri Kim me artin e saj.
Supertalentja e gjeneratës së re, shprehet artisti i mirënjohur Dash Frashëri.
E lidhur fort pas kujtimeve nga fshati Bujqës në Elbasan, por gati për jetën e re në kryeqytet
“Një nga ne” prezanton: Arnilda, vajza e ‘heshtur’ që lë artin të flasë.
Ajo mbaroi shkollën e mesme artistike “Onufri” në qytetin e lindjes në degën e pikturës.
Më pas, Arnilda vazhdoi Universitetin e Arteve ku e perfeksionoi edhe më tej teknikën e saj.
“Familja”, ky është titulli i ekspozitës së piktores së talentuar, Arnilda Kyçyku, e hapur në Galerinë e Artit Tiranë.
Kurator i ekspozitës është një emër i madh i arteve figurative shqiptare, pedagogu Helidon Haliti, i cili vlerëson talentin e piktores së re dhe premtuese.
Në këtë ekspozitë piktoria shiti 11 vepra ende pa u mbyllur, çka përbën një të dhënë më shumë për talentin e saj
