Ekzekutimi i Gëzim Sinomatit/ Muhamet Rrumbullaku prej 24 orësh në Vlorë, në fokus dosjet e vjetra kriminale.

Ngjarja e rëndë e ndodhur dy ditë më parë në Vlorë, ku 23-vjecari Gëzim Sinomati u ekzekutua me një plumb në kokë nga një snajper, ka vënë në lëvizje të gjithë zinxhirin ligjzbatues në vend.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku, ndodhet në Drejtorinë e Vlorës, prej 24 orësh. Ai ka ngritur një grup të posaçëm hetimor, për të hetuar ngjarjen.

Burime  bëjnë me dije se pjesë e analizës së zhvilluar nga Rrumbullaku, janë edhe dosjet e vjetra kriminale, ndërsa po bashkëpunohet me agjencitë ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit.