Adrola Dushi reagon pas zërave se do të jetë në “BBVA 3”

Adrola Dushi është përfolur se do të jetë një ndër konkurrentet e edicionit të tretë të “Big Brother Albania” dhe nisur nga lajmet që kanë qarkulluar, modelja ka reaguar përmes një postimi në Instastory.

“Mos më pyesni më nëse do jem pjesë e “BBVA 3”. Nuk do të jem”, shkroi ajo, duke shuar kështu thashethemet.

Lista e pjesëmarrësve në këtë reality shoë është ende hermetike, ndërsa Adrola është ndër të paktët persona që kanë reaguar për këtë lajm, duke thënë se jo, nuk do të jetë banore e shtëpisë së famshme.

Bleona Qerreti gjithashtu ka mohuarspekulimet se do të jetë pjesë e “BBVA 3”, duke u shprehur: “Me gjithë dashurinë e madhe që kam për fansat shqiptarë dhe këmbënguljen e tyre të më shohin nga sa më afër në ekranet shqiptare, më duhet t’ju them që këto lajme nuk janë të vërteta. Do u lutesha portaleve që t’i hiqni nga qarkullimi”.