Një 55-vjeçar gjeti vdekjen mbrëmjen e sotme në një aksident rrugor në zonën e Saukut në Tiranë. Policia tha se një automjet drejtuar nga një 23-vjeçar përplasi për vdekjen 55-vjeçarin.
“Më datë 06.01.2024, në afërsi të mbikalimit të Teg-ut, mjeti me drejtues shtetasin A. B., 23 vjeç, ka aksidentuar shtetasin E. P., 55 vjeç, i cili si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, sqaron policia. Ky është aksidenti i dytë brenda pak orësh me pasojë vdekjen.
Pak më herët një 4-vjeçar ka gjetur vdekjen pas një aksidenti tragjik që u regjistrua mbrëmjen e sotme në zonën e Tapizës.
Policia sqaroi se një automjet tip “Benz” ka përplasur shtetasin V.B., dhe djalin e tij të mitur. Fëmija ka ndërruar jetë më pas në spital.
“Më datë 06.01.2024, në rrugën Fushë Krujë-Tiranë, në fshatin Tapizë, mjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin E. B., ka aksidentuar shtetasin V. B., dhe fëmijën e tij të mitur 4 vjeç. Si pasojë e dëmtimeve të marra nga aksidenti, 4-vjeçari ka ndërruar jetë në spital. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Polici për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.














