I ftohti ekstrem ka goditur Suedinë qe prej te martes ne mengjes. Stuhite e debores dhe eres kane bërë që trafiku publik të anullohet në disa zona. Situata me problematike u raportua ne zones e Skånes. Qe nga e marta ne mbremje dhe deri ne oret e para te se enjtes nje numer i madh mjetesh u bllokuan ne autostraden E22 qe lidh Hörbyn me Kristianstad.
Johanna Wallin pershkruan trafikun ne E22 permes nje video per TV4 nga makina e saj. Ajo tregon qe ka ore te tera e ngecur, ka ushqim, uje, karburant dhe hera heres ajo ndez makinen qe te ngrohet. Sipas saj debora shkon deri ne 30-40 cm ne distancen mes makinave.
Kurse ne Kiruna zonen veriore trafiku eshte pezulluar qe prej te martes, temepraturat zbriten deri ne -40 grade celcius. Sic shihet ne videon e svtNYHETER, fotografi i Svt Sápmi Stefan Karlsson teston te ftohtin duke hedhur uje te valuar ne ajer. Por brenda nje sekondi uji ngrin duke u kthyer ne copeza akulli
Në Kvikkjokk-Årrenjarka u arrit rekordi i te ftohtit, temometeri rregistroj – 43.5 grade celsius duke shenuar dimrin me te ftohte dhe temperataturen me te ulet ne 25 vjet.
Robert Bernhardsson banor i kesaj zone, shprehet per P4stockholm: “eshte shume ftohte por situata duhet marre shtruar. Mendoj se ne Stokholm dimëri eshte me i veshtire per shkak të ajrit te lagësht dhe ererave te detit”, nderkohe qe flet mjekra i ka ngrire.
Atraksioni turisik Finlandez Lappland që tërheq shumë turistë sidoms gjatë dimërit është prekur nga i ftohti i acartë gjithashtu. Michael Ballas citon për expressen se tubacioniet e ujit kanë ngrirë, i ftohti ka shkuar në -51.7 grade Celsius. Makina nuk ndizët më nga i ftohti dhe fytyra ngrin për 5 min.
Ndersa ne Stockholm pavarsisht eres dhe stuhise se debores nuk jane raportuar aksidente ose veshtërsi në transportin rrugor. Pritet qe kryeqyteti te arrij kulmin e te ftohtit gjate kesaj fundjave ku temperatura do zbresi ne minus 20 Grade Celsius. Autoritet dhe Instituti Meteorologjik Hidrologjik Suedez (SMHI) paralajmeron qytetaret qe te udhetojne vetem ne rastet kur eshte e nevojshme.
I ftohti pritet te na shoqeroj edhe ne javet ne vazhdim por sigurisht jo me te njejtat teperatura!
Përshtati në shqip: M.Selimi (Stockholm)
