Fluks emigrantësh në pikat kufitare, autoritetet greke ulin numrin e sporteleve

Këtë të premte është vënë re një rritje e ndjeshme e fluksit të emigrantëve që dalin nga pikat kufitare pas kalimit të festave në atdhe.

Në Kapshticë është vënë re krijimi i radhëve të gjata të automjeteve në tokën neutrale të cilat presin të kryejnë procedurat.

Shkak është bërë reduktimi i sporteleve nga pala greke. Autoritetet e kufirit thonë se i kanë kërkuar policisë helene të shtojë personelin për të lehtësuar kalimin drejt vendit fqinj.

Ndërsa në Kakavijë shihet një situatë normale. Në 24 orët e fundit kanë kaluar në vendin fqinj rreth 5600 persona dhe 1800 mjete.