Pa Gjurme-Vuri përgjues në dhomë,zbulon tradhëtinë e burrit/Flet 49-vjeçarja:Do isha Liridona e dytë

Në emisionin “Pa gjurmë” me moderatore Odeta Dume denoncohet një rast i dhunës në familje. Pasi zbuloi tradhëtinë e burrit, ky i fundit  e dhunon. Pasi burri harroi telefonin në shtëpi, gruaja i lexon të gjitha mesazhet. Ai i besonte të dashurës pasi kjo e fundit e shtynte kundra gruas ndërsa burri e dhunonte. Madje ai mohonte edhe fëmijët e tij, të cilët u lënduan nga fjalët e babait. E pabesueshme për 49-vjeçaren, ajo vë një përgjues në shtëpi ndërsa zbulon çdo lëvizje që bashkëshorti bënte pas shpinës së saj. 49-vjeçarja largohet nga shtëpia dhe e denoncon për dhunë babain e fëmijëve. Prej dy vitesh është larguar nga shtëpia me fëmijët por bashkëshorti kërkon të rikthehen sërish bashkë.