Tashmë është e konfirmuar se BBV3 do të drejtohet nga Ledion Liço; këtë e vulosi përfundimisht pohimi i bashkëshortes së tij, Sara Hoxha gjatë një interviste në emisionin “Më lër të flas”, ku trashëgimtarja e Top Channel rrëfeu se drejtimi i sezonit të tretë të spektaklit të famshëm televiziv i është besuar pikërisht të shoqit.

Por shumë ndjekës nuk e kanë pritur mirë këtë lëvizje, teksa kanë shprehur hapur mbështetjen për Arbana Osmanin, e cila duket se ka fituar zemrën e një pjese të mirë të publikut me prezantimin e bërë sezoneve të mëparshme të këtij programi.


