Ramazan Zaimi shërben prej një jete si mësues i ciklit të ulët në fshatin Vidhan të njësisë Skënderbegas. Ai udhëton çdo ditë mbi kilometra në rrugë të amortizuar për për të mbërritur tek nxënësit e tij. Ai u shpall mësues i vitit 2023 nga Ministria e Arsimit për sakrificën dhe përkushtimin ndaj nxënësve dhe falë punës së tij plot sakrifica. Ai madje konsiderohet si mësuesi që e hapi këtë shkollë për shkak të largësisë dhe terrenit të thyer.
Tre çmimet për “Mësuesi i vitit 2023” nga Ministria e Arsimit iu dhanë mësueseve: Adela Puca nga shkolla 9-vjeçare, “Demir Gashi”, Peshkopi, Oderina Ndreu nga gjimnazi “Asim Zeneli”, Gjirokastër dhe Ramazan Zaimi nga shkolla e Vidhanit në Gramsh.
