Luiz Ejlli do të jetë opinionist në “BBV 3”

Pritjes po i vjen fundi, “BBV3” është fare pranë nisjes.

Ndërsa prezenca e Luiz Ejllit në formatin e famshëm “Big Brother VIP” është përfolur prej kohësh, ndërsa burime ekskluzive për Iconstyle bëjnë me dije se Luizi do të ketë rolin e opinionistit.

Ai nuk do të jetë “vëllai i madh” i produksionit, por “vëllai i madh” që do të gjykojë sipas opinioneve të tij, lojën e konkurrentëve që do të marrin pjesë në reality-show.

Ende nuk dihet se kush do të jetë krah Luiz Ejllit në pozicionin e opinionistit tjetër.

E ndërkohë Lori Hoxha ka ndarë shpesh herë në Instagram foto dhe video nga shtëpia që po ndërtohet.

Në postimin e saj të fundit, ajo ka ndarë me ndjekësit një foto nga regjia e spektaklit ku shkruan “Banorët?”.

Këtë vit duket që shtëpia do të jetë më ndryshe dhe ngjyrat e logoja gjithashtu, nga ngjyra blu janë ideuar në ngjyrën ‘gold’.