Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Elsa Lila u aludua se do të ishte fituesja e Festivalit të Këngës, Fest 62, por mesa duket nuk ndodhi kështu. Këngëtarja që vjet fitoi vendin e dytë, nuk mori asnjë çmim.
Megjithatë, Elsa Lila ka reaguar nëpërmjet një postimi në Instagram, duke gjetur kohën të falenderojë të gjithë ata që e mbështetën.
“Faleminderit të gjithëve për dashurinë, mbështetjen dhe dëshirën për të dëgjuar muzikë të mirë! Kaluam së bashku një tjetër aventurë muzikore plot e përplot me emocione dhe të papritura!
Por të papriturat, kur ke miq e dashamirës pranë, e bëjnë më të bukur udhëtimin, cilido qoftë ai! Duke ju uruar një vit plot dritë, ju përqafoj një e nga një e ju falënderoj çdo sekondë! Ju dua, Elsa”, shkroi ajo.
