Këshilli i Ministrave është mbledhur ditën e sotme për herë të fundit për miratimin e disa vendimeve të rëndësishme, mes tyre edhe për përcaktimin e personaliteteve shtetërore që do të merren në mbrojtje nga Garda e Republikës.
Përveç organeve të SPAK dhe GJKKO, mbrojtja është shtuar edhe për Agjensinë Kombëtare të Informacionit (AKSH) dhe Autoritetin Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike.
