Aksidenti tragjik në Itali, mjeku Sokol Hoxha nga Elbasani sapo ishte bërë baba dhe po planifikonte të kthehej në atdhe. Dedikimi prekës i kolegut

Mjeku Sokol Hoxha nga Elbasani i cili humbi jetën në një aksidet tragjik në Itali, sapo ishte bërë baba dhe po planifikonte të kthehej në Shqipëri. Ai kishte përfunduar studimet në Ankona. Ka studiuar në Universitetin Politeknik të Marche.

Si ndodhi ngjarja?
Përplasja kokë më kokë mes autobusit dhe ambulancës së Kryqit të Kuq që u përfshi në flakë ka ndodhur rreth orës 16:00 në rrugën që lidh Urbinon me Fermignano, brenda tunelit Ca’ Gulino.

Tymi i zi dhe flakët kanë përfshirë tunelin ndërsa mediet italiane raportojnë se viktimat janë mjeku shqiptar, infermierja, shoferi i ambulancës dhe pacientja e ambulancës që ishte nisur për në Urbino.

Ndërkaq të plagosur mbetën 7 persona, mes tyre 4 fëmijë të moshave 7 deri në 13 vjeç. Një prej tyre shoferi i autobusit që po transportonte fëmijët në një ekskursin mbeti i plagosur lehtë por është në gjendje shoku.

Viktimat e aksidentit mbetën Stefano Sabbatini (shofer), Cinzia Mariotti di Acqualagna (infermiere) dhe mjeku Sokol Hoxha, 40-vjeçar me kombësi shqiptare. Humbi jetën edhe pacienti që po transportohej me ambulancë: 85-vjeçari Alberto Serfilippi.

Dedikimi prekës i kolegut Simobne Gussoni:
Lamtumirë mjeku i Potes di Fossombrone, Sokol Hoxha, 42 vjeç, shqiptar, infermierja Cinzia Mariotti, 49 vjeçe, me origjinë nga Acqualagna, shoferi i shpëtimit Stefano Sabbatini, 59 vjeç, nga Fossomrone.
Ata janë profesionistët e shëndetësisë që humbën jetën sot në përplasjen mes një ambulance të urgjencës së Kryqit të Kuq dhe një autobusit të mbushur me kishtarë në një udhëtim famullie, që u zhvillua në tunelin Ca’ Gulino në Urbino. Pacienti, Alberto Sergilippi 85 vjeç, vdiq në aksident.