FOTO/Shpëtohet ariu i murrmë, kishte rënë në një kurth në Mokër

Administrata Rajonale e Zonave të Mbrojtura, Korçë ka shkuar menjëherë në vendngjarje ditën e djeshme,🔴 të sinjalizuar nga një banor në📍fshatin Çezme në zonën e Mokrës, në Pogradec, mbi një 🐻 Ari të murrmë (Ursus arctos) të ngecur në një kurth.
AdZM Korçë👷🏻morri të gjitha masat e nevojshme për t’i ardhur në ndihmë. U njoftuan gjithashtu profesionistë të specializuar për raste të kësaj natyre.
Procesi i shpëtimit🩺dhe monitorimit të ariut vijoi edhe sot, ku AdZM Korçë së bashku me policinë e shtetit, specialistë nga PPNEA dhe Callisto Grece (organizatë mjedisore greke) bënë të mundur lirimin e ariut,🐻 si dhe vendosjen e një GPS në trupin e tij për të monitoruar🔎 lëvizjet edhe në ditët në vijim.
Ju falënderojmë të gjithëve🙏🏻për gadishmërinë dhe bashkëpunimin.
#akzmalbania 🌳 #visitalbania🇦🇱 #beautifulalbania🌼 #albanianmount