Tragjedia në Universitetin e Pragës, studentët fshihen nga shënjestra e autorit në parvazin e dritares

Një ngjarje e rëndë tronditi sot Pragën pasi një person i armatosur raportohet se ka qëlluar për vdekje disa persona dhe ka plagosur disa të tjerë në Universitetin e arteve Charles.

Në rrjet kanë qarkulluar foto dhe video nga momentet pas sulmit, ku një grup studentësh fshihen nga autori duke dalë në parvazin e një prej dritareve të godinës.

Dyshohet se të paktën 11 persona kanë mbetur të vrarë pas sulmit të armatosur në Universitetin e Pragës, ndërsa 24 të tjerë janë plagosur, 9 prej tyre në gjendje të rëndë.