Aksident me dy të plagosur në aksin Korçë-Pogradec

Një aksident automobilistik është regjistruar pasditen e kësaj të enjteje në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”.

Autoritetet policore raportojnë se shtetasi V. M., banues në fshatin Gurishtë, Maliq, duke drejtuar një motomjet, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe motomjeti ka dalë nga rruga. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:15, pranë fshatit Symiz të Maliqit.

Si pasojë e aksidentit është lënduar vetë drejtuesi i mjetit dhe bashkëshortja e tij shtetasja E. M., pasagjere në motomjet, të cilët u dërguan për ndihmë mjekësore në spitalin e Korçës.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.