“Operacioni Tempulli”, dy të arrestuar në Fier për shpërndarje kokaine e kanabisi

Dy persona kanë përfunduar në prangat e policisë së Fierit, në kuadër të mega-operacionit të koduar “Tempulli”. Policia sqaron se dy të arrestuarit kishin me vete dhe në banesë, doza kokaine dhe kanabisi gati për shitje.

Reagimi:

Vihen në pranga 2 shtetas dhe procedohet penalisht një tjetër, të cilët shitnin doza kokaine dhe cannabisi, në lagje të ndryshme të qytetit.

Njërit prej të arrestuarve iu gjet dhe një kartëmonedhë false.
Sekuestrohen dozat e kokainës, dozat e cannabisit, një peshore elektronike dhe kartëmonedha false.

Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve nga inteligjenca policore, të siguruara në vijim të megaoperacionit “Tempulli”, për 2 raste të shitjes së lëndëve narkotike, në doza, në qytetin e Fierit, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier:

-vunë në pranga shtetasin R. L., 29 vjeç, banues në Fier, pasi kishte me vete dhe në banesë, 20 doza të lëndës narkotike kokainë, të gatshme për shitje dhe 1 peshore elektronike;