Del foto/ I përkushtuar në punë, ky është mësues Tahiri që humbi jetën nga aksidenti në Librazhd

ELBASAN- Dy ditë pas aksidentit të ndodhur në aksin Librazhd –Prrenjas në Qukës, ku dy automjete u përplasën ‘kokë më kokë’ ka ndërruar jetë një prej të plagosurve.

Bëhet fjalë për mësuesin nga Librazhdi, Tahir Bici.

Mësuesi nuk u mbijetoi dot plagëve të marra në aksident dhe ndërroi jetë.

Si pasojë e përplasjes së mjeteve më 11 dhjetor, mbetën të plagosur 6 persona, mes tyre edhe mësuesi i cili fatkeqësisht ndërroi jetë.

Njoftimi nga Zyra Arsimore Prrenjas:

E dhimbshme kjo ndarje e parakohshme nga jeta e mesuesit Tahir Bici. Koleg, mesues, bashkeshort dhe prind shembullor. Profesor Tahiri mbaroi shkollen e mesme artistike “Onufri”, me pas vazhdoi studimet e larta per mesuesi CU. Punoi ne disa shkolla te rrethit te Librazhdit: Babje, Librazhd, Dragostunje dhe se fundmi ne shkollen 9-vjecare Pishkash. Do te mbahet mend si mesuesi fjalëpak e punëshumë, i përkushtuar ndaj nxënësve, i urtë dhe këmbëngulës për të arritur më të mirën për brezin e ri.

Ngushëllime të përzemërta familjes dhe kolektivit ku punoi nga ZVA Përrenjas!

I përjetshëm kujtimi i tij!