VIDEO/ Girona “shokon” Barcelonën, pjesa e dytë premton spektakël

Girona po fiton 1-2 në fushën e Barcelonës. Një aksion si në Play Station i ekipit mysafir përfundoi në mënyrën më të mirë të mundshme. Tsygankov dhuroi asist nga krahët për Dovbyk, me sulmuesin ukrainas që e pati lojë fëmijësh të dërgojë topin në rrjetë.

Katalanasit u kundërpërgjigjën menjëherë. Goli me kokë i Lewandowskit vendosi ekuilibrat e takimit, pas një krosimi të Raphinha-s nga këndi. Miguel Gutierrez vendosi në provë portierin e Barcelonës, Pena, në minutën e 28-të. “Gardiani” i mohoi golin mbrojtësit spanjoll, duke devijuar topin.