Miratohet shitja e një pjese të aksioneve tê Af Elbasanit  

E sotmja ishte ditë e rëndësishme për futbollin në Elbasan. Thuajse dy vite e gjysmë pasi bashkia krijoi skuadrën AF Elbasani, më 21 qershor 2021, ky institucion është gati të shesë një pjesë të aksioneve të saj.

Ditën e sotme u zhvillua mbledhja e Këshillit Bashkiak ku i pranishëm në këtë mbledhje ishte edhe kryetari i bashkisë Elbasan Gledian Llatja ,i cili tha se pas konsultimeve me grupet e interesit u pa e arsyeshme që 30 % të aksioneve të skuadrës Af Elbasani ti mbeteshin bashkisë dhe vetëm 70% e aksioneve do të shiten.

Me përfundimin e fjalës së kryebashkiakut , këshilltarët miratuan pa kundërshtime vendimin në parim për shitjen e aksioneve të AF Elbasani.