Rekord i ri në Champions League nga Haland

Erling Haaland vazhdon të thyejë rekorde. Ylli  norvegjez  realizoi mbrëmjen e djeshme njërin prej tre golave në fitoren e Manchester Cityt me rezultatin 3-2 ndaj Leipzigut.

Me këtë rast, 23-vjeçari arriti në kuotën e 40 golave nga 35 ndeshje të zhvilluara.

Rekordin e golave Haland e  ka arritur me tri klube, me Salzburgun, Borussia Dortmundin dhe kampionin aktual evropian, Cityn.

Kështu, Haaland u bë lojtari më i ri në histori të Championsit që i shënon 40 gola në këtë garë prestigjioze.

Ai ishte njëri prej kandidatëve kryesorë për ta fituar “Topin e Artë” këtë vit , por përfundoi i dyti pas Lionel Messit.