Reagon partneri i Dafina Zeqirit për dasmën e shumëpërfolur të çiftit

Në 2024 në showbizin shqiptar  pritet një super dasmë , e cila është përfolur shumë së fundmi . Bëhet fjalë për këngëtaren Dafina Zeqiri dhe partnerin e saj Kreshnik Gjergji të cilët do të kurorëzojnë dashurinë e tyre në martesë. Këtë gjë e zbuloi vetë këngëtarja përmes një postimi në rrjetet e saj sociale.

Detajet po mbahen shumë sekret nga ana e çiftit , gjë që ka rritur edhe më shumë kuriozitetin e ndjeksve të tyre  . Mbrëmjen e djeshme, “Prive” raportoi se Dafina dhe Kreshniku nuk do të presin gjatë deri në verë apo vjeshtën e vitit që po vjen. Sipas të gjitha gjasave nëse nuk ndryshon diçka rrugës, ata do të martohen menjëherë pas vitit të ri, në muajin janar.

Sipas tyre, numri i të ftuarve do jetë i kufizuar dhe nuk do të kalojë 100 persona. Gjë që është mohuar nga Kreshniku teksa ka publikuar një screenshot të këtij lajmi në Instagram,  ai shkruan: “Inshallah po na thërrasin edhe neve se qenka lista e ngushtë boll !”.

E vetmja gjë që mund të bëjmë ne është të presim se çfarë do të ndodhë nga çifti !