Të shtënat me armë zjarri në Peqin, policia jep detaje. Emrat e personave të përfshirë në konflikt

Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur sot në mesditë në Peqin. Ngjarja u regjistrua në lagjen ‘Xhami, por fatmirësisht nuk pati të plagosur apo pasoja për jetën.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se ka qenë kryebashkiaku i Peqinit, Bukurosh Maçi që ka shuar sherrin.

Peqin/Informacion paraprak

Rreth orës 13:30, në lagjen “Xhami”, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, ndërmjet shtetasve Leonard Elezi 50 vjeç dhe Adriatik Ceka, 40 vjeç, dyshohet se ky i fundit ka qëlluar me armë zjarri, në ajër. Nga të shtënat nuk ka shtetas të dëmtuar.

Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe vijojnë krehjen e zonës, me qëllim kapjen e shtetasve L. E. dhe A. C.

Ndërkaq, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.