Sulmuesi i Adana-s, Mario Balotellin ka pësuar një aksident me makinë.Bëhet me dije se mjeti që ai drejtonte ka dalë nga rruga duke pësuar një aksident të rëndë automobilistik, kjo duket qartë teksa shihet makina e tij, e bërë copë-copë, pamje me të vërtetë të frikshme. Balotelli u përplas në rrugën e Brescia-s teksa dyshohet si po drejtonte makinën në gjendje të dehur.
Balotelli doli pozitiv në testin e parë të alkoolit, por më pas e refuzoi duke bërë që t’i tërhiqej patenta, por në atë moment nuk e kishte me vete. Për fat të mirë, sulmuesi “azzurr” doli pa dëmtime serioze nga ky aksident.













