Shqipëria në grup me Spanjën dhe Serbinë , ‘The Sun’ simulon shortin e Euro 2024 .

Kombëtarja shqiptare e futbollit do jetë një prej 24 ekipeve që do marrin pjesë në finalet e ” Gjermani 2024 ” , Europianit që do zhvillohet nga 15 qershori – 15 korrik.

Tashmë me mësimin e 21 skuadrave të kualifikuara dhe tre të tjerave që vijnë nga play-off i Ligës së Kombeve , është mësuar edhe ndarja e vazove . Në shortin e datës 2 dhjetor që do hidhet në Hamburg në orën 18:00 , kuqezinjtë janë në vazon e dytë , duke lënë pas ekipe si Holanda , Italia , Kroacia dhe Zvicra .

Media britanike, ‘The Sun’ ka vazhduar traditën e saj duke bërë një simulim të shortit. Sipas këtij verdikti të improvizuar, Shqipëria do të vendoset në Grupin 2 bashkë me Spanjën, Sllovakinë dhe Serbinë. Anglia është vendosur në Grupin 4 bashkë me Italinë, Skocinë dhe Turqinë.

Grupet sipas The Sun:

Grupi 1: Gjermani, Danimarkë, Ceki, Play-off A

Grupi 2: Spanja, Shqipëria, Sllovakia, Serbia

Grupi 3: Franca, Rumania, Slovenia, Play-off C

Grupi 4: Angli, Turqi, Skoci, Itali

Grupi 5: Belgjika, Hungaria, Kroacia, Zvicra

Grupi 6: Portugalia, Austria, Holanda, Play-off B