Tragjike/Ra pa ndjenja në fushë, vdes në spitalin e Kavajës sulmuesi i Egnatias, Dwamena

 

Humb jetën në spital suluesi i Egnatias Dwamena gjatë sfidës me Partizanin.

Sulmuesi  ra pa ndjenja në fushë, e ndonëse u transportua në spital nuk mundi dot të mbijetonte.
Edhe më herët raportohet të ketë patur probleme me zemrën.

Rrogozhinë/Informacion paraprak

Në stadiumin “Arena Egnatia”, ku po zhvillohej ndeshja e futbollit të ligës “Abisnet Superiore”, midis ekipeve Egnatia dhe Partizani, në minutën ‘23-‘24, futbollisti i ekipit Egnatia, shtetasi R. D., 28 vjeç, kapiten i këtij ekipi, është ndjerë keq dhe ka rënë në tokë, pa ndjenja.

Menjëherë, janë futur në fushë, mjekët e ekipeve dhe autoambulanca, dhe futbollisti është transportuar në spitalin e Kavajës, por mjekët konfirmuan se 28-vjeçari kishte humbur jetën.

Është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë, po vijon puna për të sqaruar shkakun e humbjes së jetës së lojtarit, gjatë ndeshjes.