Elbasani përkujton sot 79-Vjetorin e Çlirimit nga pushtimi nazi-fashist, 79-vite që nderon luftëtarët e lirisë, 79 vite që përulet me respekt para Dëshmorëve të Atdheut të rënë në LANÇ.
Disa fakte historike për Çlirimin e Elbasanit dhe luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare!
1-Elbasani i dha Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare 136 dëshmorë, 50 të humbur në kampet e përqëndrimit, dëshmorë edhe ata, 19 dëshmorë jashtë territorit të Shqipërisë, në Jugosllavi. Do t’i quaja dëshmorë të Elbasanit edhe ata 400 normalistë që studiuan në Normalen e këtij qyteti dhe ranë heroikisht në luftë në krahina të ndryshme të Shqipërisë!!!
2-Qyteti i Elbasanit konsiderohet si një nga vatrat më të rëndësishme të luftës për liri dhe çlirim kombëtar. Si pika kulmore përmendim aktin e shpalljes së pavarësisë së Elbasanit më 25 Nëntor 1912, si i pari qytet i Shqipërisë, pjesëmarrjen aktive në Luftën e Vlorës në vitin 1920, në Lëvizjen Demokratike Antifeudale të vitit 1921-1924, si dhe në Luftën e Dytë Botërore!!!
3-Sot eshte 11 Nentori, festa e clirimit te Elbasanit nga pushtuesit nazi-fashiste e tradhetaret e Atdheut!!!
Qyteti i Elbasanit u clirua nga nazistet gjermane, ne mengjesin e dates 11- nentor 1944. Per clirimin e qytetit Shtabi i Pergjithshem i Luftes Antifashiste Nacional- Clirimtare ngarkoi Brigaden e 15- Sulmuese. Partizanet e saj rrethuan qytetin nje nate me pare duke i vendosur forcat ne vargun kodrinor qe rrethon qytetin e Elbasanit. Goditja kryesore mbi armikun u dha mbi komanden e tij si dhe mbi postblloqet qe ai kishte ngritur ne qytet. Per clirimin e qytetit u zhvilluan luftime te ashpra. Nje ndihmese te madhe dhane banoret e qytetit. Gjate luftimeve mbeten te vrare 23 partizane. Gjermanet paten humbje te medha ne njerez e armatim duke u detyruar te terhiqet ne drejtim te Tiranes. Forcat partizane u futen ne qytetin e Elbasanit ne megjesin e 11- nentorit. Ata u priten me gezim e brohoritje nga populli i qytetit qe ishte vendosur ne te dy anet e rruges kryesore.
Gjate Luftes se Dyte Boterore, Elbasani pesoi deme te medha njerezore dhe ekonomike. Keshtu Elbsani numuron mbi 300 te vrare ku 1/3 e tyre ishin te Shkolles Normale. Gjithashtu Elbasani pati shkaterrim te pasurise se paluajteshme si shtepi, fabrika, punishte, zejtari etj ne vleren e mbi 2800000 franga ari. Deme te pasurise se luajteshme ne mbi 2600000 franga ari. U dogjen e u shkaterruan plotesisht mbi 1263 shtepi e u demtuan pjeserisht mbi 236 shtepi. U shemben mbi 222 metra ura kryesore dhe115 metra ura dytesore. U demtuan 83 km rruge automobilistike. Elbasani dhe elbasanllijte i dhane c’kishin Luftes Nacional-Clirimtare. Ata u bene pjese e popoujve me perparimtare te kohes duke kontribuar me ckishin ne fitoren mbi fashizmin. Per kete ne dhe brezat qe do te vijne do t’ju jemi mirenjohes dhe krenare per ata bij e bija qe nuk kursyen asgje per lirine e Atdheut.
Gezuar Festen e Clirimit te qytetit tone te bukur, te nderuare bashkeqytetare Elbasanas!!!!
