41 autorë u bënë bashkë në prezantimin e një ekspozite që u hap se fundi në mjediset e Qendrës Kulturore të Fëmijëve në bashkinë e Gramshit. Tematika e krijimeve ishte mjedisi, ndryshimet klimatike dhe mbrojtja e shtresës së Ozonit.
“Qyteti im evropian” organizuar nga ABC Tirana Club ka si qëllim parësor të nxisë angazhimin kreativ artistik, kombinuar me ndërveprimin social të talenteve të reja.
Duke u dhënë rast të japin me punimet e tyre të pikturës përfytyrimin dhe perceptimin e qytetit ideal; u krijon hapësirën që të ndajnë mendime me njeri-tjetrin.
Më parë ky format ekspozite është realizuar dhe në Korçë, Mat, Tepelenë dhe Tiranë, kurse pas ditëve do të realizohet me talentet e reja në Kukës.
Projekti mbështetet nga Agjencia e Mbështetjes së Shoqërisë Civile, AMSHC.
Autorët e punimeve prezantuan për të pranishmit fubulën e krijimit, si dhe teknikat e përdorura./elbasanion
