Fëmija që u gjet sot në një bodrum pallati në Tiranë, është në luftë për jetën pasi gjendja e tij paraqitet kritike.
Ekipi i maternitetit tha se po bën përpjekjet maksimale, por sipas tyre gjendja e vogëlushit ende paraqitet e rëndë.
Foshnja i përket gjinisë mashkull dhe u dërgua në spital në gjendje mjaft të rënduar dhe të dëmtuar.
Aktualisht vogëlushi vijon të jetë i intubuar dhe sipas mjekëve gjendja vijon të jetë kritike.






