Rakip Suli paraqitet sërish në SPAK

Kreu i Bashkisë së Kamzës është paraqitur sërish sot në SPAK. Me një dosje në krahë, ai është futur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.

Në një komunikim të shkurtër për gazetarët, ai tha se do të dorëzonte disa dokumenta.

Kryetari i bashkisë së Kamzës ka qenë ditën e hënë në SPAK ku ka dhënë shpjegime për dy kallëzime të depozituar në prokurori. I pari ka të bëjë me dëshmpërblimet për banesat e dëmtuara nga tërmeti dhe i dyti është për tenderin e pastrimit të qytetit.

Në kuadër te ketyre hetimeve, agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë sekuestruar disa dokumente në bashkinë Kamëz, por edhe procedura të tenderit për pastrimin e qytetit.