Nuk ndalen fatkeqësitë! E reja hidhet nga pallati dhe bie mbi një makinë, gjen vdekjen në vend (EMRI)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Vlorë ku një vajzë i ka dhënë fund jetës. E reja e identifikuar si Vivien Lamaj është hedhur nga pallati në lagjen “24 maj” Vlorë dhe ka ranë sipër një automjeti.

Mësohet se ajo ka ndërruar jetë në vend. Në vendngjarje ka mbërritur ambulanca dhe policia. Nuk dihen shkaqet që e cuan të renë drejt këtij akti të rëndë.

Paraprakisht dyshohet se vuante nga depresioni.