Grabova e Sipërme e njohur për rebelimin ndaj zgjedhjeve duke bojkotuar për të dytën herë procesin, ka humbur shpresat tashmë se shteti do të ndërhyjë për rrugën si dhe për mbrojtjen e ujit dhe pyjeve. Prej ditësh ata po grumbullojnë fonde nga biznesmenë me origjinë nga Grabova, emigrantë nga kjo zonë, për të bërë të mundur riparimin e rrugës si dhe për të pajtuar një avokat që do ti përfaqësojë në kauzën e tyre kundër ndërtimit të HEC-ve. Gjithashtu për të treguar edhe transparencën për përdorimin e drejtë të fondeve ata kanë krijuar edhe një komision transparence dhe kanë hapur disa llogari. Prej një muaji tashmë kontribuesit janë bërë të shumtë për kauzën që ky fshat do të ndjekë në vazhdim për të “shpëtuar” grabovën nga Hecet si dhe për të ndërtuar rrugën e keqe.
Deri tani janë kanë dalë të ndalin disi fillimin e punimeve për HEC Grabova por nuk do të jetë e largët dita kur firma që ka marrë koncesionin do të fillojë punimet, edhe pse asnjë nga banorët e pjesës së sipërme nuk ka dhënë dakordësinë për ndërtimin e dy hidrocentraleve që shfrytëzon ujin e përrenjve në këtë zonë duke e futur në tubacione.
Me fillimin e reshjeve fshati po përballet edhe me vështirësi të mëdha për qarkullimin pasi gjatë verës nuk pasti asnjë ndërhyrje apo riparim nga pushteti vendor.














