FRANCE – Nuk ka më dyshime, Leo Messi futet në histori duke fituar për here të tetë trofeun e “Topit të Artë”.
Siç u njoftua, fituesi i “Topit të Artë” 2023 është Leo Messi. Argjentinasi, pasi tërhoqi kombëtaren e tij për të fituar Kupën e Botës në Katar, sot në mbrëmje mori “Topin e Artë” të tetë, që i është dhënë nga David Beckam, pronar i Inter Miami, skuadra në të cilën luan argjentinasi. Pas tij është Haaland, i cili me golat e tij e çoi Cityn drejt trefishit dhe Mbappé, kampioni i padiskutueshëm i PSG-së.
Kjo është renditja e 5 lojtarëve të fundit në garë për trofeun:

Këto janë vitet kur ylli argjentinas ka fituar trofeun prestigjoz individual: 2009 – 2010 – 2011 – 2012 – 2015 – 2019 – 2021 – 2023.












