Aksidenti në aksin Librazhd – Elbasan, makina përplas motoçikletën, plagoset 51 vjeçari

ELBASAN- Një aksident me pasojë plagosjen e një 51-vjeçari ka ndodhur në aksrin rrugor Librazhd – Elbasan. Sipas policisë, një automjet me drejtues një 75 – vjeçar ka përplasur një motoçikletë me drejtues një 51-vjeçar, e për pasojë ky i fundit ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në spitalin rajonal për mjekime.

Njoftimi i policisë:

Elbasan/Informacion paraprak- Në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, në vendin e quajtur “Kthesa e panoramës”, automjeti me drejtues shtetasin, 75 vjeç, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin , 51 vjeç, banues në Elbasan.

Për pasojë është dëmtuar 51-vjeçari, i cili u dërgua në spital, për ndihmë mjekësore. Me shtetasin 75-vjeçar po kryhen veprimet procedurale. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e rrethanave të aksidentit.