Aksident në aksin rrugor Librazhd-Përrenjas. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme.
Mësohet se një automjet është përmbysur, ndërsa ende nuk ka informacion për viktima apo për të lënduar.
Më herët një tjetër aksident u raportuar në Berat, ku shoferi i dehur i autoshkollës ka përplasur një motor. Drejtuesi i motorit u dërgua në spital për të marrë ndihmën mjekësore.












