SHKODËR- Ngjarja e një dite më parë në Shkodër nuk ishte vdekje aksidentale, por krim. U raportua për një trup të pajetë, i cili u gjet në fshatin Boks në një kanal. Fillimisht u mendua se ishte vdekje natyrale, por nga këqyrja e kufomës rezultoi se shtetasi Musa Bajraktari është vrarë nga fqinji i tij, i cili e goditur me sëpatë.
Autori i dyshuar, shtetasi Xhemal Zeqiri është arrestuar nga policia vendore e Shkodrës. Shkaku i vrasjes mendohet të jetë për motive të dobëta. Policia po heton për zbardhjen e plote te ngjarjes.
“Rreth orës 14:25, në kanalin e fshatit Boks, është gjetur trupi i pajetë i shtetasit M. B., 70 vjeç, banues në fshatin Kullaj. Nga këqyrja e trupit të 70-vjeçarit, nuk janë konstatuar shenja dhune. Paraprakisht dyshohet se ky shtetas e ka humbur jetën prej shkaqeve natyrale.”, thuhet në njoftimin e policisë.













