“Mos prek”/ Minatorët dhe pensionistët ngrihen në protestë para Kuvendit, përplasen me policinë

Pensionistët dhe minatorët janë përplasur me policinë gjatë protestës para Kuvendit.

“Mos prek me dorë”, “Turp t’ju vijë”, u drejtohen protestuesit uniformave blu dhe gardistëve.

Ata janë ngritur në protesta për rritjen e pensioneve dhe statusin e minatorit.

Në pamje shihet momenti teksa gardistët shtyjnë të moshuarit dhe nuk i lejojnë të afrohen drejt oborrit të Parlamentit.

Protestuesit kërkojne të dalin perpara hyrjes së Kuvendit, por nuk lejohen nga Garda dhe efektivët e policisë.