Pak ditë më parë një ngjarje e rëndë tronditi vendin, kur 3 vjeçari Briani, humbi jetën pas komplikacioneve të shkaktuara nga anestezia në një klinikë dentare në Tiranë.
Emri i mjekut anestezist që e trajtoi problemin me dhëmbët të vogëlushit u bë i njohur në mbarë opinionin publik për shkak të ngjarjes së rëndë, i cili reagoi disa herë publikisht në lidhje me rastin. Por, ditën e djeshme është mësuar, se në fakt, familja e mjekut rezultonin të ishin vjedhur nga një grua që e kishin punësuar në familjen e tyre.
Shifrat e parave që janë marrë në familjen e Roland Xhaxhos shkojnë rreth 48 mijë euro, ose saktësisht, sipas policisë janë marrë 45.900 euro dhe 200 mijë lekë.
Gruaja që është kallëzuar nga bashkëshortja e mjekut, mësohet se është vënë nën akuzën e përvetësimit të sendeve me vlerë edhe në banesën e së bijës së mjekut, e cila ka asistuar edhe në rastin e kurimit të Brianit të vogël, që rezultoi fatal për jetën e tij.
Kallëzimi është bërë nga gruaja e Rolandit e cila është paraqitur në polici duke pohuar se sasia e lekëve ishte marrë nga pastruesja, e cila është dhe kushërirë e largët e bashkëshortit. Këto para sipas denoncimit të familjes së Roland Xhaxho dhe bashkëshortes së tij ishin kursime të nënës së gruas së doktorit, kursime të mbledhura në 30 vite pension dhe ata e kanë konstatuar vjedhjen vetëm pasi nëna (vjehrra e doktorit) kishte ndërruar jetë.
Pastruesja A. Xh. është kallëzuar në komisariatin nr.2 dhe tashmë është vënë nën akuzë rezulton se nuk ka vjedhur para vetëm në banesën e doktorit Roland Xhaxho, por po ashtu dyshohet se ka vjedhur sende me vlerë edhe në banesën e vajzës së tij doktoreshës Ina Xhaxho.
