PUKË- Tonin Lleshi tentoi të vetëdigjej me benzinë ditën e sotme brenda ambienteve të Bashkisë së Fushë-Arrëzit. Për fat të mirë ai është ndaluar në kohë.
I riu, që dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor, ka kërkuar që të takojë kryebashkiakun për të vazhduar shkollën e lartë. Kryebashkiaku Hil Curri ka kontaktuar me të riun, ndërsa theksoi se fatmirësisht nga ngjarja nuk ka pasur asnjë person të lënduar. Për ngjarjen në fjalë ka ndërhyrë edhe policia, ndërsa pritet që i riu të transportohet në spitalin e Shkodrës.
Kjo nuk është hera e parë që tenton të ndërmarrë akt ekstrem, pasi më herët kishte tentuar që të hidhej nga ura













