FOTO- ‘Prangosen’ studentët e mjekësisë

TIRANË- ‘Duart e prangosura nuk shërojnë’- thonë studentët e mjekësisë në protestën e tyre e cila ka nisur në orët e para të mëngjesit. Disa prej tyre janë prangosur, duke lidhur duart me njëri-tjetrit e duke përcjellë mesazhin se nuk mund të mjekojnë, pasi po detyrohen të qëndrojnë në Shqipëri.

FOTO- ‘Prangosen’ studentët e mjekësisë: Duart e

Studentët e Fakultetit të Mjekësisë kanë vijuar në javën e tretë të bojkotit. Ato këmbëngulin që ligji për nënshkrimin e kontratës që i detyron ata të qëndrojnë deri në 5 vite në Shqipëri, ose të paguajnë 250 mijë lekë viti, të anulohet. Në rast se nuk ka një përgjigje nga Ministria e Arsimit, studentët paralajmërojnë se nuk do të tërhiqen.