Aksident në Qafë Thanë, përplaset furgoni me makinën

QAFË THANË- Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Qafë Thanë. Mësohet se një furgon është përplasur me një makinë në fshatin Pojskë.

Nga aksidenti janë përplasur 2 persona, të cilët janë dërguar në spitalin e Pogradecit. Shkaku i aksidentit, dyshohet se është lagështira në rrugë, ndërkohë që policia ka shkuar në vendngjarje.