FIER- Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fier. Mësohet se dy adoleshentë janë përplasur me motora në fshatin Adë. Nga aksidenti, kanë mbetur të lënduar dy drejtuesit, 17 dhe 18 vjeç si dhe një 14-vjeçar, i cili ishte pasagjer te një motor. Ata jan dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.
Njoftimi i Policisë:
Fier/Informacion paraprak Rreth orës 19:00, në fshatin Adë, Fier, motomjeti me drejtues një shtetas 17 vjeç është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin D. Z., 18 vjeç. Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar 2 drejtuesit e motomjeteve dhe një pasagjer në njërin motomjet, 14 vjeç, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit













