72-vjeçari ndërron jetë në spitalin e Korçës

KORÇË- Një 72-vjeçar austriak ka ndërruar jetë mëngjesin e sotë në spitalin e Korçës.

I moshuari ishte dërguar në spital pasi në orët e para të mëngjesit ka shfaqur probleme kardiake në hotelin ku po qëndronte. Policia po punon për përcaktimin e saktë të vdekjes së shtetasit austriak.

NJOFTIMI I POLICISË:

Informacion paraprak

Mëngjesin e sotëm, në spitalin e Korçës, ka humbur jetën shtetasi austriak V. S., 72 vjeç, i cili ishte dërguar në spital pasi ka shfaqur probleme kardiake, rreth orës 03:00, në hotelin ku ishte akomoduar.

Po punohet për përcaktimin e shkakut të saktë të vdekjes së 72-vjeçarit. Paraprakisht dyshohet për shkaqe natyrale.