Vdes teksa eksploronte Thethin 31-vjeçarja gjermane. Dy turistë të tjerë në gjendje të rëndë!

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur ditën e sotme në Theth, ku humbi jetën një turiste gjermane,

Mësohet se një grup turistësh që kanë qenë duke ngjitur malin, në afërsi të “Shpellës së Harapit”, kanë rrëshqitur dhe kanë rënë në greminë. Mes tyre ishte dhe 31-vjeçarja, e cila mori plagë të rënda dhe ndërroi jetë direkt.

Nga ana tjetër, dy turistë të tjerë që ishin në grup, ndodhen në gjendje të rëndë, dhe janë ende në vendngjarje, dhe presin për ndihmë nga autoritetet, për t’i transportuar drejt spitalit, si dhe për të marrë trupin e pajetë të të resë.