TIRANË-Studentët e mjekësisë ditën e sotme kanë hyrë në javën e dytë të protestës, ku sot dhe viti i parë është bashkuar në protestë. Në një intervistë për mediat, një përfaqësues i studentëve ka bërë të njohur vendimet e mëtejshme që do të kryejnë protestuesit në vijim.
Studentët përvec shfuqëzimit të ligjit kanë paraqitur sot dhe disa pika të tjera lidhur me protestën e tyre, nga përballja me ish Ministren e Shëndetësisë Ogerta Manasitirliu dhe dorëheqjen e zv.ministres së Arsimit Albana Tole për deklaratat e saj, sipas studentëve skandaloze, lidhur me protestën.
“Ne duam shfuqëzimin e ligjjit që mban peng diplomat për 5 vite. Nuk kemi asnjë lidhje me pjesën që duam të emigrojnë. Ligjin do ta dërgojmë në Gjykatën Kushtetuese dhe sot do të marshojmë drejt Ministrisë së Arsimit. Duam që ish ministrja Ogerta Manastirliu të përballet me ne dhe kërkojmë dorëheqjen e zv.ministres së Arsimit Albana Tole.”-është shprehur një student në deklaratën e tij.













