Familjarë, miq por edhe qytetarë të shumtë janë mbledhur ditën e sotme parë klinikës private të mjekut Roland dhe Ina Xhaxho, pak ditë pas vdekjes së 3-vjeçarit.
Kujtojmë se të pranishmit kanë vendosur në hyrje të klinikës private tek rruga e Kavajës lule, qirinj, pankarta dhe një foto të zbadhuar të të miturit i cili humbi jetën tragjikisht nga shkaqe ende të pazbardhura.
Disa prej pankartave që mbanin shkruanin: Pse nuk flasin mjekët, po të ishte fëmija i tyre do flisnin? Drejtësi për Brianin! Bluzat e bardha janë të shpëtojnë jetë, jo të marrin!
Kujtojmë se 3-vjeçari bëri disa ndërhyrje dentare nën narkozë totale në këtë klinikë private nën survejimin e mjekut Ronald Xhaxho dhe vajzë së tij stomatologe Ina Xhaxho, ku më pas shfaqi shqetësime dhe ndërroi jetë në pediatrinë e QSUT.
Familjarët akuzojnë mjekun Roland Xhaxho për neglizhencë dhe dhënien e dozave të larta të narkozës.
Sakaq ata kanë ngritur një kallëzim ndaj mjekut, ku prokuroia vijon ende hetimet në lidhje me rastin.















