Proçesi mësimor në 4-tër shkollat e qytetit të Gramshit fillon me prezencën e efektivave të policisë pranë shkollave.
Sipas udhëzimeve të dhëna nga ministria e brëndshme, efektivët e policisë mbajnë nën kontroll qarkullimin rrugor në afërsi të shkollave dhe në rrugë ku qarkullojnë nxënësit.
Sipas nxënësve, prezenca e policisë është e pranishme në shkolla çdo mëngjes kur fillon mësimi e deri kur përfundon.
Ata ndihen të qetë teksa lëvizin në rrugë dhe gjat proçesit mësimor. Në shkollë nuk ka zënka e sherre midis tyre dhe persona që hynin në ambjentet e shkollave pa asnjë arsye.
Gjyshërit dhe gjyshet e nxënësve shprehen se ndihen të qetë për nipërit e mbesat e tyre kur I dërgojnë çdo ditë në shkollë e kur kthehen nga shkolla. Në qytetin e Gramshit ka 4-shkolla ku 3 prej tyre janë 9-vjeçare dhe 1 është gjimnaz.













