ITALI- Detaje të reja kanë dalë nga aksidenti tragjik i ndodhur pasditen e djeshme në Venecia, ku kanë humbën jetën 21 persona dhe u plagosën dhjetëra të tjerë. Nga hetimet e deritanishme, dyshohet se shkak i rrëzimit të autobusit nga mbikalimi i Rizzardit ka qenë gjendja jo e mirë shëndetësore e shoferit, shkruajnë mediat italiane.
Ngjarja ka ndodhur pas orës 19:30 ku deri tani janë konfirmuar 21 viktima dhe 15 të plagosur, të gjithë turistë austriakë dhe spanjollë. Autobusi doli nga rruga në mbikalimin e Vempës dhe përfundoi pranë shinave të trenit, pas rrëzimit nga disa metra.













